Arbër Bytyqi është një nga make up artistët më të parapëlqyer të vajzave të ekranit dhe të muzikës shqiptare. Me idetë e veçanta të look-ut që realizon në studion e tij në Prizren, grimieri ka rënë në syrin e të apasionuarve pas make up në të gjithë botën.

Fotot e shndërrimit të vajzave që ngjajnë si princesha përrallash kanë tërhequr vëmendjen e disa revistave të huaja online.

Në një lidhje në Skype për programin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan, ai tregoi se si pasojë e izolimit, aktiviteti i tij është pezulluar. Bytyqi shprehet se prej një muaj e gjysmë është izoluar në shtëpi sepse e mori pak tragjike situatën.

Arbër Bytyqi: Jam një muaj e gjysmë që jam në shtëpi. Më duket se e kam nisur para të gjithëve të izolohem sepse e mora pak më tragjike situatën.

Orinda Huta: Pse?

Arbër Bytyqi: Jetoj me nënën që e kam 73 vjeç, edhe kisha frikë për shëndetin e saj.

Orinda Huta: Si i ke kaluar këto ditë?

Arbër Bytyqi: Përveç një orë e gjysmë që kemi të drejtë të lëvizim për shopping ose për të kryer ndonjë punë të vogël. Në përgjithësi kam regjistruar disa kurse online. Jam duke kryer një master për make up dhe një për interior të brendshëm. 80 % të kohës jam duke u marrë me video tutorial, kontakte me make up artistë të ndryshëm.

Orinda Huta: Ka shumë njerëz që do anulojnë dasmat për shkak të situatës, kjo do ndikojë drejpërdrejt në biznesin tënd apo jo?

Arbër Bytyqi: Patjetër. Ka patur anulime të dasmave, vetëm në Prill kanë qenë mbi 100 nuse të prenotuara. Kështu që unë thjesht nuk dua të mendoj në këtë aspekt, se në profesion të parë jam ekonomist, kështu që kur i hyj lllogarive, më kap stresi, a thua çfarë do ndodhë sivjet. Por me rëndësi është shëndeti, dasmat vijnë, nëse nuk festojnë sivjet, njerëzit kanë mundësi të festojnë vitin e ardhshëm./tvklan.al