Grimieri i publikon foto teksa fle në sallonin e bukurisë



Grimieri i publikon foto teksa fle në sallonin e bukurisë

00:01 04/03/2021

Reagon Kim Kardashian: “Të urrej”

Një ndër emrat më të komentuar në botë është ai i Kim Kardashian. Mund të themi se bukuroshja është një profesioniste mjaft e zënë, pasi aktualisht është duke rritur katër fëmijë, duke drejtuar biznese mjaft të suksesshme, si dhe duke studiuar drejtësi.

Së fundmi, grimieri i saj Chris Appleton, bëri humor me 40 vjeçaren, pasi dukej se atë e kishte zënë gjumi teksa grimohej. Appleton publikoi një foto të saj në Instagram, teksa bukuroshja kishte marrë një sy gjumë në karrigen e sallonit, duke e shoqëruar atë me mbishkrimin:“Të dua Kim”.

Në fakt, edhe pse Kardashian qëndronte në karrige me sytë e mbyllur dhe gojën hapur, mund të themi se dukej mjaft e bukur dhe në këtë version. Në këtë postim të grimierit, vihen re mjaft komente, ku spikat ai i protagonistes kryesore, e cila shkruan: “Unë të urrej ty! Ti më rraskapit!”, komenton Kim. Ndërkohë, miqtë e famshëm të Kimit, si Paris Hilton e etiketuan atë si “Bukuroshja e Fjetur” në koment.

Javët e fundit, që pas paraqitjes për divorc nga Kanye West, ajo ka qenë mjaft e përfolur në mediat rozë. Çifti po kërkon kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre dhe burimet pohojnë se asnjëri nuk po e konteston ndarjen e tyre.

Klan News







Të ngjashme