Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shenjat e gripit australian, janë shfaqur edhe në Librazhd. Shenjat e para janë shfaqur dhe kanë kapur më tepër fëmijët. Deri tani në spitalin e rrethit trajtohen 20 fëmijë, ndërsa për vizita trajtohen rreth 30 fëmijë në ditë. Më rëndë janë katër fëmijë me komplikacione, të cilët vazhdojnë të jenë nën kujdesin e madh të mjekëve.

Shenjat e gripit janë temperatura të larta, shqetësime në aparatin e tretjes dhe të frymëmarrjes, komplikacione në mushkri, kollë, etj. Më të prekura janë zonat e qytetit, komunës qendër, komunës Qukës, zona këto të cilat kanë më tepër qarkullim./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori