Virusi A H1N1, apo siç njihet ndryshe Gripi i Derrit, i cili shkaktoi pandemi në vitin 2009 është në qarkullim edhe në Shqipëri. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se virusi pandemik është në qarkullim edhe në vendin tonë, por ende nuk është izoluar asnjë person i prekur prej tij.

Paralelisht me këtë virus, ekspertët thonë se janë në qarkullim, edhe virusi B dhe dhe A H3N2. Si pasojë e prekjes nga gripi dhe viroza stinore gjatë javës së fundit janë paraqitur tek mjeku më shumë se 13 mijë persona.

Tv Klan