Kjo pamje në urgjencën e pediatrisë është e përditshme. Shkak i këtij fluksi është gripit dhe virozat që qarkullojnë në vend.

Sipas mjekëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë këtë vit janë regjistruar rreth 14 mijë raste në javë me gripin H3 N2. Me të prekurit janë fëmijët. Vetëm gjatë 24 orëve në pediatri paraqiten rreth 350 fëmijë.

Temperaturë deri në 41 gradë, kollë, ethe dhe dhimbje trupi janë simptomat e personave të prekur nga gripi, i cili këtë vit është shfaqur më agresiv tek të rriturit.

Një problematikë sipas bluzave të bardha është përdorimi i medikamenteve nga qytetarët pa rekomandimin e mjekëve.

Këta të fundit u kërkojnë qytetarëve të mos përdorin antibiotik në rastin e gripit pasi ato nuk japin efekt./ TV KLAN