Çiklisti holandez arriti një sukses të rëndësishëm në turin e Francës, Van Aert doli i dyti dhe mban bluzën e verdhë

Dilan Groenvegen i ekipit BikeExchange-Xheiko fitoi në etapën e tretë të Turit të Francës. Në vend të dytë doli Vaut van Aert, i cili mban edhe bluzën e verdhë të liderit.

Ky sukses ishte special për holandezin, që kishte qenë i pezulluar për nëntë muaj nga Unioni Ndërkombëtar Çiklistik në 2020, sepse shkaktoi një aksident që e dëmtoi rëndë çiklistin Fabio Jakobsen në Turin e Polonisë. Ky i fundit fitoi etapën e dytë të turit.

“Nuk di se çfarë të them! Falënderoj ekipin dhe familjen time e të gjithë miqtë që më risollën sërish në një event të tillë në formë të mirë. Është diçka shumë e bukur”.

I treti më i shpejtë në këtë etapë ishte belgu Jasper Filipsen, e pas tij sllovaku Peter Sagan. Etapa e tretë ishte e gjatë 182 km, e karakterizuar nga terreni fushor dhe nisi nga Vejle e përfundoi në Sonderborg.

Gara rikthehet në territorin francez, e çiklistët do ta nisin konkurrimin nga Dunkirk për të përfunduar në Kalais, itinerar me distancë 171.5 km.

Klan News