Merr me vete makinën e pastrimit dhe një motoçikletë

Tre persona, përfshirë një baba dhe djali i tij humbën tragjikisht jetën pasi gropë gjigande u hap papritur në rrugë, duke thithur një makinë pastrimi dhe një motoçikletë elektrike.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur makina në të cilën ndodhej shoferi 51-vjeçar dhe djali i tij 26 vjeç u zhduk papritur në Guangzhou, në juglindje të Kinës.

Dëshmitarë të tmerruar dëgjohen teksa bërtasin të frikësuar, ndërkohë që toka vijon të çahet.

Zyrtarë të bashkisë thanë se ngjarja e rëndë ndodhi në një kryqëzim rreth orës 09:30 të mëngjesin, me orën lokale, më 1 Dhjetor.

26-vjeçari i cili u zhduk në gropë mësohet se ishte martuar së fundmi dhe ishte baba i një fëmije 1 muajsh.

Për më shumë se 24 orë, ekipet e shpëtimit vijuan të kërkonin për 3 personat e zhdukur, por puna e tyre u vështirësua për shkak se gropa u mbush me ujë me shpejtësi.

Shembja e parë u pasua nga dy të tjera në thellësi dhe besohet se ato erdhën për shkak të punimeve që vijojnë prej kohësh nëntokë./tvklan.al