Gropa gjigande shkakton evakuim masiv

Gropa gjigande shkakton evakuim masiv

22:20 19/10/2019

Një gropë gjigande u hap në kryeqytetin e El Salvador, duke shkaktuar një evakuim masiv në zonë. Imazhet e kapura me dron janë të pabesueshme. Gropa është e madhe sa një fushë futbolli dhe shtëpitë qëndrojë në cep të kraterit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Mirror, kjo gropë ka qenë problematike prej vitesh, por besohet se ajo u përkeqësua për shkak të reshjeve të dendura tropikale që goditën rajonin.

Këto lloj gropash shkaktohen nga erozioni dhe gërryeja nga uji. Ato mund të vijnë si rezultat natyror, ose mund të shkaktohen nga dora e njeriut./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi