Gropat septike problem për bregdetin – TV KLAN

Gropat septike problem për bregdetin

Klosi: 18 subjekte në Durrës duhen eliminuar

Ndonëse në prag të sezonit turistik, shkarkimi i ujërave të ndotura në gropa septike mbetet një problem në qytetin bregdetar të Durrësit. Gjatë mbledhjes së Task-Forcës në këtë qytet, ministri i Mjedisit kërkoi që institucionet të shtojnë numrin e kontrolleve për t’i paraprirë problematikave.

“Nga shifrat rezulton se 18 subjekte turistike i bëjnë ende shkarkimet e ujërave të ndotura në gropa septike. Bizneset janë njoftuar, por jemi përsëri vonë. Gropat septike duhen eliminuar”, tha ministri Klosi.

Klosi paralajmëroi edhe njëherë operatorët se për të marrë një plazh me qira, ata duhet të kenë vrojtues te licencuar dhe t’i sigurojnë pushuesve pastërti, siguri dhe cilësi në shërbime.

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione