Një grua nga Prizreni në Kosovë ka akuzuar bashkëshortin se e mban në shtëpi me dhunë, presion e kërcënime.

Sipas Klan Kosovës, policia ka ndërhyrë në shtëpinë në Prizren dhe ka sekuestruar tetë fishekë. Ndërsa burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka pranuar se kishte edhe një kallashnikov në një lokacion tjetër në lagje.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën me karikator dhe arrestoi të akuzuarin, i cili tashmë do të përballet në gjykatë për armëmbajtje pa leje dhe dhunë fizike e psikologjike në familje.