Mjaftoni Spahiu ka treguar në emisionin “Historia ime”, në Tv Klan konfliktin që ndryshoi jetën e saj dhe të familjes. Gjithçka nisi për ujin për bagëtitë, ku Fatmir Spahiu, bashkëshorti i saj, u konfliktua me banorët e fshatit ngjitur, sepse ata nuk pranuan që ai të merrte aty ujë.

Më pas Fatmiri u arrestua dhe mbajt një ditë në burg, por pas daljes, ai nuk ishte më i njëjti. Mjaftoni tregon se ai kishte filluar të shfaqte shenja paranoje dhe kishte frikë se e ndiqnin, prandaj filloi të mbante bombë me vete kudo ku shkonte, madje edhe brenda në shtëpi, sepse kështu e ndjente veten më të sigurt.

Mirela Milori: Si doli nga policia? Ishte i tronditur?

Mjaftoni Spahiu: Ishte i tronditur dhe thoshte nuk më rrahën, por atë e kishin rrahur. Pastaj mbante bomba me vete.

Mirela Milori: Që nga ky moment filloi të mbante bomba me vete?

Mjaftoni Spahiu: Po!

Mirela Milori: Kishte frikë nga kush?

Mjaftoni Spahiu: I dukej sikur e ndiqte policia. Edhe në shtëpi aty me vete i mbante, aty tek dritarja i vinte, tek krevati.

Mirela Milori: Pra kudo që shkonte lëvizte me bomba?

Mjaftoni Spahiu: Kudo që shkonte. Ato ishin mësimore jo se ishin bomba kështu, por atij i dukej sikur e ruanin.

Mirela Milori: Ti i thoje

Mjaftoni Spahiu: I thoja, i merrja, i hiqja, por ai i merrte prap.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi në 6 Tetor 2001? Dua të ma thuash që në mëngjes, çfarë ndodhi atë ditë? Ju dolët të dy?

Mjaftoni Spahiu: Jo të dy, unë ika para se nuk e dija se do vinte. Ai erdhi për të shitur dele dhe u takuam në Çorovodë të dy. Aty i kishin thënë: Ku je trimi i Verzëz?

Mirela Milori: Kush i kishte thënë?

Mjaftoni Spahiu: Polici i zonës. Pastaj u takuam më vonë, kur erdhi poshtë, në pazar atje, e shiti dhe ikëm.

Mirela Milori: U nisët për t’u kthyer në fshat?

Mjaftoni Spahiu: Po u nisëm për t’u kthyer. Atje pa policët ai dhe nxorri bombën. Jo nxorri, futi dorën në çantë thjesht për t’i trembur. Pastaj ata njoftuan dhe donin ta rrethonin. Atëhere ai hodhi bombën tek një makinë atje, i ishte thyer xhami makinës, pastaj i kishin shtënë për të vrarë atë.

Mirela Milori: Pra shpërtheu bombën dhe ikën largohet nga vendngjarja?

Mjaftoni Spahiu: Ikën para ai, unë ngela aty, ika vetë në këmbë./tvklan.al