Një gjykatë në Pekin ka urdhëruar një burrë pa divorcit që të kompensojë gruan e tij për punët e shtëpisë që ajo bëri gjatë martesës së tyre. Për 5 vite martesë gruas i takojnë 5,460 £.

Shuma që kjo grua mori, hapi diskutim të gjerë në mediat sociale, ku e konsideronin shumë të ulët në krahasim me punët e shtëpisë që bën një grua çdo ditë.

Ky vendim erdhi pasi Kina prezantoi një kod të ri civil. Sipas të dhënave të gjykatës, burri i identifikuar me mbiemrin e tij Chen kishte bërë kërkesë për divorc vitin e kaluar nga gruaja e tij, me mbiemrin Wang, pasi u martua në 2015.

Ajo hezitoi të divorcohej në fillim, por më vonë kërkoi kompensim financiar, duke argumentuar se Chen nuk kishte marrë përsipër asnjë punë shtëpie ose përgjegjësi për kujdesin e djalit të tyre.

Gjykata e Rrethit Fangshan e Pekinit vendosi në favor të saj që burri përveçse do paguante një detyrim ushqimor çdo muaj prej 2,000 juan për djalin e tij dhe do paguante edhe 50,000 juan për punët e shtëpisë që gruaja ka bërë gjatë këtyre viteve.

Vendimi u bë sipas kodit të ri civil në vend, i cili hyri në fuqi këtë vit. Sipas ligjit të ri, një bashkëshort ka të drejtë të kërkojë kompensim në një divorc nëse ai ose ajo mban më shumë përgjegjësi në rritjen e fëmijëve, kujdesin për të afërmit e moshuar dhe ndihmën e partnerëve në punën e tyre.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), gratë kineze bëjnë gati katër orë punë në ditë të papaguara afërsisht 2.5 herë më shumë se ajo e burrave. /tvklan.al