Gruaja: Burri më dhunonte çdo ditë, u bë si ushqim i përditshëm



Gruaja: Burri më dhunonte çdo ditë, u bë si ushqim i përditshëm

14:01 09/06/2020

Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe tepër të dhimbshme të nënës së tre fëmijëve. Ajo nuk pranoi të tregojë identitetin e saj dhe në studio rrëfeu dhunën e vazhdueshme nga ana e bashkëshortit.

33 vjet martesë kanë qenë tëpër të vështira për të. Martesa u bë me mblesëri dhe në fillim gjithçka po shkonte mirë në marrëdhënien mes tyre.

Por teksa koha kalonte, bashkëshorti i saj filloi të pinte dhe kur shkonte në shtëpi ushtronte dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve.

Mirela Milori: Sa vjet martesë ke patur?

Gruaja: 33 vjet, në mos gaboj, që në ’86.

Mirela Milori: Ishte një martesë me mblesëri apo me dashuri?

Gruaja: Me mblesëri! Ishte djalë i mirë, familja ishte e shkëlqyer. U pëlqyem nga të dy palët. Pinte pak, pastaj rrugës, e vazhdoi më shumë. Jo se nuk kam patur dhe gëzime, kam patur. Ai ishte i ikur, punonte në Shqipëri, por jo në vendin e tij. Pastaj u hapën rrugët dhe shkoi në Greqi, punonte, lekët m’i dorëzonte, pastaj kur pinte që e tejkalonte kishte dhe dhunë. Por për hir të fëmijëve dhe për hir që e desha, vitet iknin, kaluan 30 e ca vjet dhuna shtoheshe dhe pastaj në 2012, ai e tejkaloi jashtë mase, atëherë ai u bë fare. Filloi dhunë përditë, 3 herë në ditë. Kur ikte në mëngjes ikte mirë, kur vinte në drekë si do vijë, çfarë do bëjë, çfarë do thotë? Dëgjonin komshinjtë, fëmijët që stresoheshin, obobo. Hallin tim dhe hallin e tyre, ishim dhe të pastrehë kemi bredhur shumë, 6-7 shtëpi me qira. Filimisht kemi jetuar në një dhomë. Atje kemi ndenjur gati 15 vjet, gjoja doli pronari i tokës, i godinës, na nxorrën përjashta. Kemi ndenjur një muaj, fëmijët i kisha të vegjël, shiu binte, ka qenë Shatator. Djalin e kisha të vogël, më përqafonte dhe më thoshte djali: Mami do na vrasë rrufeja, binte shiu me gjyma, rrinim me plasmas.

Më tej, gruaja tregon që më pas këmbënguljes së vazhdueshme arriti të siguronte nga Bashkia strehim.

Gruaja: Na dhanë dy dhoma, ato dhoma filluam t’i ndërtonim dhe që këtu filloi bombardimi pastaj.

Mirela Milori: Në ç’kuptim?

Gruaja: Në kuptimin e dhunës!

Mirela Milori: Ai u bë i dhunshëm?

Gruaja: Shumë, jashtë mase!

Mirela Milori: Pse si e shpjegon?

Gruaja: Nuk e di! E shpjegoj që ai pinte jashtë mase, vinte në shtëpi, sa mori dhe thikën ma vuri në grykë dhe thashë edhe këtë e bëre. Ditën tjetër e preu majën e thikës që mos e përsëriste më. Nuk rrinim dot në shtëpi, mbante kaçavida, mbante thika me vete në xhep, kur flinte dhe kur qetësoheshe futesha në rroba. Zgjati, vazhdonte përditë, në drekë dhe në darkë. U bë si ushqim i përditshëm. Pastaj filloi dhunonte dhe fëmijët./tvklan.al




Të ngjashme