Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të nënës së 3 fëmijëve. Pas martesës, marrëdhënia e saj me bashkëshortin nuk ishte e mirë. Ai punonte në Itali dhe largësia e kishte vështirësuar komunikimin midis tyre.

37- vjeçarja shprehet se burri i saj nuk po mbante përgjegjësitë e tij dhe marrëdhënia e vështirë mes tyre e detyroi atë që të merrte vendimin që mos shkonte me burrin në Itali.

Pranadaj, ajo u zhvendos me fëmijët tek shtëpia e prindërve të saj, ndërsa bashkëshorti iku sërish në Itali.

Ajo priste që ai të ndryshonte dhe të reflektonte për sjelljen e tij ndaj familjes, por kjo nuk ndodhi. Pak kohë më vonë, ajo merr vesh që burri i saj kishte marrë një grua tjetër.

Valbona: Atëherë unë jam kthyer tek prindërit me fëmijët, mendova hajde po duroj dhe pak, ishalla po e kupton gabimin, po e ndjen mungesën e familjes edhe po kthen me të mirë, por ai asnjëherë nuk na dha një përgjigje. Pas disa kohësh, ka qenë viti 2015 a 2016, nuk e di fort mirë, dëgjova që ai kishte marrë një grua tjetër.

Gazetarja: Në itali?

Valbona: Shqiptare, por jetonte me të!

Gazetarja: Si e more vesh?

Valbona: E mora vesh se fëmijët e mi edhe fëmijët e kunatit ishin më një klasë, edhe unë kisha dhe punën aty afër shtëpisë, shtëpia ime dhe e tij ishin 10 minuta larg, jemi në një fshat dhe çdo gjë merret vesh. Kur dëgjova se ai ka marë grua tjetër, durova dhe pak dhe kur dëgjova se ai kishte ardhur me gruan, unë atëherë u mërzita dhe vendosa të shkoj në Lezhë në polici, për ta denoncuar sepse të gjitha vuajtjet që kishim kaluar. Po prisja një përgjigje prej tij dhe jo të më vinte me një grua tjetër dhe unë e fëmijët e mi në udhëkryq.

Gazetarja: Kur vinte nga Italia këtu pas vitit 2011, ju ka takuar më?

Valbona: Fëmijët i ka takuar, njëhërë tek shkolla i pa, njëherë kërkoi që t’i takonte. Djali kur mori vesh që erdhi i ati shkoi tek shtëpia ta takonte. Djali kur vajti gjeti vetëm gjyshin aty, babin e vet nuk e gjeti dhe i kishte thënë gjyshit: Ku është babai? Edhe gjyshi i tha nuk është babai, nuk ka ardhur. Ndoshta mos e mërzit fëmijën, ku di unë. Djali ka parë xhupin e babait të vet dhe ka thënë aroma e babit (Qan). Pastaj e kishte parë babin e vet, edhe kishin biseduar.

Gazetarja: Sa vjeç janë sot fëmijët e tu?

Valbona: Vajza e madhe 17 vjeç, djali 15 vjeç dhe vajza e vogël është 12 vjeç. Rriten fëmija, luftë për mbijetesë.

Gazetarja: Jeton tek nëna jote?

Valbona: Po këtu tek prindërit e mi!/tvklan.al