Margaret Stables, nga Easdale pranë Oban në Skoci, vendosi të nxirrte në rrjetet sociale foton e një arkivoli argjendi me një jastëk të bardhë brenda dhe shkruante: Dhuroj një arkivol të ri. E bleva për burrin tim, por ai ka jetuar më gjatë nga sa kisha shpresuar dhe pritur, kështu që nuk më duhet më. Është e tepërt në shtëpinë time dhe më shkakton rrëmujë. Jastëku nuk përfshihet pasi e ka përdorur qeni im.”

Margaret ka treguar për Daily Record  se e ka blerë arkivolin kur ka qenë e dehur.

Ishin tek festa e disa miqve të mi dhe ne të dy kishim pirë shumë. Ai po më bezdiste kështu që mendova se do ishte për të qeshur nëse ia blija këtë arkivol. /tvklan.al