Një grua e martuar donte të eksploronte biseksualitetin e saj kështu ftoi miken më të mirë të burrit në martesën e saj.

Claire Thornhill, 36 vjeç dhe aktori Justin Rupple, 38 vjeç, u takuan ndërsa ishin në kolegj dhe shpejti u bënë miq mjaft të mirë.

Ndërsa me Katy Rupple, 39 vjeç, Justin u takua në një shfaqje komedi ku u dashuruan me njëri-tjetrin.

Çifti nga Seattle, SHBA, filluan takimin në 2006 dhe u martuan shtatë vjet më vonë. Dyshja filloi të diskutonte se çfarë donin nga lidhja. Katy foli për të qenit biseksuale dhe shprehu dëshirën e saj për të krijuar lidhje edhe me gratë.

Katy sugjeroi një lidhje me shoqen e Justin, Claire. Pas shtatë vitesh diskutime për këtë temë, ata më në fund folën me shoqen e vjetër të kolegjit. Ata ishin mjaft nervozë kur e pyetën, por u lumturuan kur Claire pranoi propozimin e tyre.

“Pas vitesh diskutimesh, ata më në fund vendosën të më kontaktojnë. Katy dhe Justin donin të siguroheshin që ndjenjat e tyre të mos prishnin miqësinë që kishin me mua, veçanërisht nëse tërheqja nuk ishte e ndërsjellë. Në fillim, ishte një surprizë pasi nuk më ishte afruar kurrë më parë. Pavarësisht kësaj, surpriza ishte e mirëpritur pasi unë kisha gjithmonë ndjenja si për burrat ashtu edhe për gratë.

Kurrë nuk e kisha menduar si mundësi, por miqësia që unë dhe Justin patëm dhe tërheqja ime ndaj të dyve, e bëri atë emocionuese dhe ne ramë menjëherë në dashuri”, është shprehur Claire.

Treshja formoi një marrëdhënie poliamore, ku të tre e duan njëri -tjetrin në mënyrë të barabartë.

Komunikimi është jetik për grupin, i cili merr të gjitha vendimet e rëndësishme si një njësi dhe ka diskutime të hapura kur lind xhelozia.

Claire shpjegoi: Xhelozia është një emocion njerëzor dhe ne do të gënjejmë nëse themi se kjo nuk del. Kur shfaqet, ne e ndajmë atë menjëherë dhe flasim për të si një grup, ku kurrë nuk mohojmë asnjë emocion. Ne i besojmë njëri -tjetrit dhe kjo është mënyra e vetme për të bërë që kjo marrëdhënie të funksionojë. /tvklan.al