Dje u zhvillua gjyqi i bujshëm ndaj El Chapo në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por mesa duket vëmendjen e mediave e “vodhi” gruaja e “lordit” të drogës.

Emma Coronel Aispuro 29 vjeç dukej se nuk ishte shumë e interesuar për të dëgjuar listën e akuzave kundër tij. 29-vjeçarja hoqi kufjet kur prokurorët nisën të lexonin akuzat e rënda ndaj bashkëshortit të saj, duke përfshirë edhe dyshimet se kishte urdhëruar vrasjen e kushëririt të tij. 61-vjeçari Joaquin Guzman (El Chapo) ka krijuar kartelin famëkeq meksikan të drogës Sinaloa, që është përgjegjëse për tonelata drogë të trafikuara nga Meksika drejt SHBA-së.

El Chapo dyshohet se ka urdhëruar edhe vrasjet e rivalëve të tij. Karteli Sinaloa është ende aktiv në Meksikë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe veprave të tjera penale. Gjyqi ndaj tij në Brooklyn u mbajt nën masa të forta sigurie. El Chapo është arratisur dy herë nga burgu në Meksikë. Në një prej këtyre rasteve, ai u largua nga një tunel i nëndheshëm poshtë qelisë së tij. 61-vjeçari mbahet në një burg të sigurisë së lartë. /

tvklan.al