Bashkëshortja e Gordon Ramsay po feston martesën e tyre plot shije.

Tana Ramsay, 46 vjecare, riveshi fustanin e bardhë duke pritur 25 vjetorin e tyre të martesës, duke provuar se i rri ende shkëlqyer.

“Duke pastruar shtëpinë dhe zhgroposa fustanin e dasmës,” shkruajti ajo në postimin e një video ku shfaqej duke u rrotulluar me fustanin e bardhë veshur.

“25 vjet dhe 5 shtatëzëni më vone dhe jam e lumtur të them se ende më bën,” vazhdoi shkrimin autorja e librit të kuzhinës, duke shtuar thurjen “#mamastillgotit.”

Gordon-it, me sa duket i pëlqeu ky rikthim në të kaluarën, duke komentuar në postimin e saj “O Zot i Madh” me një figurë zjarri.

Ndjekësit e Ramsay ishin të gjithë të impresionuar nga fakti se fustani përshtatej në mënyrë perfekte, duke përfshirë këtu edhe mikun David Beckham, i cili komentoi me një zemër dhe një “Wow.”

Edhe pse përvjetori i 25 i ciftit është në 21 Dhjetor, duket se Tana është që tani e entuziazmuar. /tvklan.al