Ajo u bëri thirrje eurodeputetëve në Strasburg të jenë inovatorë

Yulia Navalnaya, bashkëshortja e liderit të ndjerë të opozitës ruse Aleksei Navalni, mbajti një fjalim emocional në Strasburg. Ajo ku bëri thirrje eurodeputetëve të pranishëm të jenë inovatorë kundër Rusisë dhe të heqin dorë nga vendimet tradicionale ndëshkuese me sanksione e rezoluta.

Nuk mund ta mposhtni dot Putin duke menduar ai është një njeri me parime dhe që ka moral dhe rregulla. Ai nuk është i tillë dhe Aleksei e kishte kuptuar këtë shumë kohë më parë. Ju nuk keni të bëni me një politikan, por me një përbindësh gjakatar”.

Navalnaya bën Putinin përgjegjës për vdekjen e bashkëshortit të saj, i cili pritet të përcillet në banesën e fundit ditën e premte. Mbështetësit e tij kërkuan datën 29 shkurt për ta përcjellë atë në banesën e fundit, ndërsa akuzuan autoritetet ruse se vendosën një tjetër datë për të fituar kohë në marrjen e masave kundër trazirave që mund të shkaktohen gjatë funeralit.

Klan News