Gruaja e paralizuar ndërron jetë, burri: Unë kurrë nuk pashë paaftësinë e saj, pashë vetëm….



Gruaja e paralizuar ndërron jetë, burri: Unë kurrë nuk pashë paaftësinë e saj, pashë vetëm….

08:20 27/05/2020

Në fëmijëri Alicia Willow-Clarke pësoi një aksident rrugor, ku qëndroi për 8 muaj në koma. Dëmtimet ishin të shumta dhe si pasojë ajo mbeti e paralizuar.

Alicia kishte nevojë për kujdes gjatë gjithë kohës dhe prandaj familja kishte punësuar dy infermiere, që qëndronin me të gjatë gjithë kohës.

Por teksa po rritej, Alicia gjithmonë ëndërronte të gjente dashurinë dhe të martohej në një ceremoni madhështore.

Për këtë arsye, 35-vjeçarja nisi takimet në internet, ku u njoh me Kevin, 36 vjeç.

Pas dy vitesh njohje, ata u martuan së bashku dhe Kevin thotë se ato ishin dy vitet më të lumtura të jetës së tyre.

Ndihem me fat që kam takuar Alician dhe kalova një kohë të çmuar së bashku me të. Ajo më bëri të buzëqeshja çdo ditë. Unë kurrë nuk pashë paaftësinë e saj, pashë vetëm një grua të bukur, plot dashamirësi dhe dashuri. Unë e doja aq shumë Alician dhe isha krenar që ishte gruaja ime“.

Alicia fatkeqësisht u nda nga jeta në filim të këtij muaji.

Për mua, ajo ishte gruaja më e bukur në botë dhe mua do të më marrë malli për buzëqeshjen e saj, më shumë nga sa mund të thonë fjalët. Alicia ishte e vendosur të jetonte çdo moment dhe të bënte gjithçka që mundte. Ajo kurrë nuk u ndje keq për veten e saj”./tvklan.al



Të ngjashme