Gruaja e parë me ngjyrë në Gjykatën Supreme




Gruaja e parë me ngjyrë në Gjykatën Supreme

15:43 27/01/2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta mbajë premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore për të vendosur në Gjykatën Supreme një grua me ngjyrë.

Gjykatësi liberal i Supremes, Stephen Breyer planifikon të dalë në pension në muajin Qershor dhe kjo i jep mundësi  Bidenit që të bëjë ndryshime në gjykatën më të lartë të vendit.

Biden do të jetë në gjendje të emërojë një juriste më të re, që mund të shërbejë për dekada të tëra pasi emërimi në këtë post ka mandat të përjetshëm.

Demokratët duhet ta miratojnë emërimin e kandidates së tyre përmes Senatit, institucion që miraton emërimin e gjykatësve, para zgjedhjeve të Kongresit më 8 Nëntor. Demokratët aktualisht kanë një shumicë të ngushtë në Senat, por mund të ndodhë që ata të humbin shumicën gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

As Shtëpia e Bardhë dhe as Gjykata Supreme nuk kanë konfirmuar planet e Breyer për të dalë në pension, por njoftimi zyrtar pritet të bëhet më 27 Janar.

Klan News













Të ngjashme