NASA synon të dërgojë njerëz brenda 5 ditëve

Brenda 5 viteve, njerëzit do të rikthehen në Hënë, të paktën nëse gjithçka i shkon sipas planit Agjencisë Hapësinore Amerikane NASA.

Projektin ambicioz e shpalosi administratori i qendrës Marshall për fluturimet hapësinore në Alabama, synimi i të cilit është të dërgojë të parën grua mbi sipërfaqen e Hënës në bordin e një anieje hapësinore, së bashku me burrin e radhës.

“Po shpalosim sot programin për sistemin e uljes, që do të dërgojë burrin e radhës dhe gruan e parë në polin jugor të Hënës brenda 5 viteve”.

Programi i titulluar “Artemis” pritet të arrijë vlerën e 30 miliardë Dollarëve. Në qendrën e Alabamës do të ndërtohet edhe anija hapësinore e këtij misioni, për të cilën kanë ofruar bashkëpunim firma të famshme në mbarë globin si Tesla e Lokhid Martin.

NASA ka kërkuar nga Kongresi shtimin me 1.6 miliardë Dollarëve të subvencioneve, por Presidenti Trump ende nuk ka reaguar për këtë çështje edhe pse ka kërkuar që vizita e radhës në Hënë nga njerëzit të bëhet sa më parë. Dymbëdhjetë persona zbritën në Hënë nga 1961 deri në 1972 me misionin Apollo ku i fundit ishte Juxhin Endrju Sherman.

Tv Klan