Çmimi Nobel në fizikë këtë vit i shkon edhe një gruaje, çka nuk ka ndodhur në 55 vitet e fundit. Dona Striklend, fizikantja 59-vjeçare kanadeze, profesore në universitetin e Vaterlosë u shpall fituese e Nobelit në fizikë për këtë vit, së bashku me amerikanin Artur Ashkin dhe francezin Zherar Moru’. Ajo është e treta në historinë e Nobelit në Fizikë që e merr këtë çmim.

Tre fizikantët u vlerësuan kontributin e tyre në përmirësimin e teknologjisë lazer të përdorur kryesisht në mjekësi. Ata kanë arritur të shumëfishojnë intensitetin e dritës lazer në pajisjet që në gjuhën shkencore njihen si “Pinceta Optike” dhe që përdoren kryesisht në ndërhyrjet kirurgjikale në sy.

Fuqizimi i energjisë lazer në këto pajisje i bën ato më preçize gjatë ndërhyrjeve të tilla. Rrezet lazer përdoren prej vitit 1985 për të prerë ose për t’i dhënë formë objekteve të ndryshe por edhe indeve të gjallesave. Tre fizikantët do të ndajnë shpërblimin prej 1 milion, akorduar nga Akademia e Shkencave në Stokholm.

Tv Klan