Gruaja e pasur e medias


Gruaja e pasur e medias

19:40 31/12/2018

Ajo është një nga prezantueset më të njohura në Amerikë. Oprah Winfrey prej vitesh tashmë është pjesë e ekraneve me emisionet e shumta, por dhe këshillat që jep, të cilat janë kthyer në frymëzim për shumë persona, veçanërisht gratë. Në gjithë këto vite punë nuk është habi që pasuria e saj të kapë vlerën e 3 miliardë dollarëve.

Është revista “Forbes”, e cila bazuar në të dhënat që ka për prezantuesen, ka publikuar shifrën marramendëse. Sipas prestigjiozes, Winfrey e shpenzon pasurinë e saj duke blerë prona të patundshme në tërë botën. Gjithashtu ajo shpeshherë çon me pushime miqtë, por dhe stafin me aeroplanin e saj privat.

Nuk kishte si në listën e shpenzimeve të Oprah të mungonin investimet në shëndetësi, si në kompanitë që prodhojnë produkte bio. 64-vjeçarja gjithashtu merr pjesë në fushata bamirësie, duke mos u kursyer në paratë që dhuron.

Prezantuesja e njohur i është përkushtuar punës dhe personave që e rrethojnë. Ajo ka vendosur të mos ketë fëmijë edhe pse është në një lidhje që nga viti 1986.

Klan Plus










Të ngjashme