“Ja se si një fije shpresë e mban ende”

Një dokumentar për yllin e Formula 1, Michael Schumacher pritet të dalë së shpejti. Paraprakisht është zbuluar një copëz nga rrëfimi i gruas së tij Corinna e cila foli për hërë të parë para daljes së dokumentarit duke  treguar vitet në koma të tij por edhe shpresën se ndoshta ai mund të zgjohet një ditë.

Në dokumentarin e titulluar “Schumacher” që pritet të dalë në 15 Shtator, ajo është shprehur se ai ndodhet me të edhe pse në një formë ndryshe.

“Ne jemi bashkë. Ne jetojmë së bashku në shtëpi. Ne bëjmë terapi. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Michael më të mirë dhe për t’u siguruar që ai të ndihet rehat. Pa marrë parasysh çfarë, unë do të bëj gjithçka që mundem. Ne po përpiqemi të jetojmë si më parë në familje, ashtu siç i pëlqeu Michaelit”, tha ajo.

Corinna dhe Schumacher u martuan në vitin 1995 dhe ata kanë një vajzë, Gina, dhe një djalë Mick, i cili ishte 14 vjeç në kohën kur ndodhi aksidenti, ndërsa tani ai garon për Haas në F1.

Schumacher konkurroi në 19 sezone në F1 midis 1991 dhe 2012, duke fituar 91 gara dhe pësoi vetëm një dëmtim të madh, një këmbë të thyer pas një përplasje në GP Britanik në 1999.

Klan News