Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me Dhurata Koka, e cila rrëfeu historinë e dhimbshme dhe të trishtë të familjes së saj.

Dhurata është diagnostikuar me kancer në tru dhe gjendja e saj shëndetësore nuk është aspak e mirë. Gjithashtu edhe bashkëshorti i saj ka probleme me zemrën.

Fëmijëria e Dhuratës ka qenë shumë e vështirë, në familjen e saj ka patur dhunë dhe grindje të shumta. Madje më tej, ajo shton se është hedhur poshtë nga familja dhe njerëzit e saj dhe nuk ka asnjë lloj komunikimi me ta.

Dhurata Koka: Deri sa kam lindur gocën, unë nuk jam ndjerë mirë, madje edhe pasi e kam lindur gocën, edhe goca ka patur shumë probleme.

Gazetarja: Ju keni një vajzë. Në cilën moshë?

Dhurata Koka: Ajo është 15 vjeç dhe kur e kam lindur gocën në atë kohë, mezi e kam shpëtuar sepse ka qenë shumë në gjendje të rëndë.

Gazetarja: Si ka qenë jeta juaj?

Dhurata Koka: Gjatë fëmijërisë në familjen e prindërve të mi, unë kam vuajtur jashtë mase, kam kaluar një fëmijëri që rrallë fëmijë mund t’i kalojnë ato.

Gazetarja: Pse çfarë problemesh ka patur në familjen tuaj?

Dhurata Koka: Varfëri ka patur goxha, ka patur në familje dhunë, ka patur gjithmonë grindje.

Gazetarja: Më pas ju u martuat?

Dhurata Koka: Po! U martova, solla në jetë vajzën. Babai im nuk ka qenë dakord.

Gazetarja: Pse babai juaj nuk ka qenë dakord të merrnit bashkëshortin tuaj?

Dhurata Koka: Nuk ka qenë dakord se ne ishim familje e varfër, nuk di si ta shpjegoj. Kurse familja e bashkëshortit tim me thënë të drejtën, babin e ka qenë oficer me grada, njiheshin pak dhe babai im nuk donte shumë.

Gazetarja: Dhurata, ti e ke dhënë vajzën për birësim kunatës?

Dhurata Koka: Po!

Gazetarja: Do na shpjegosh pak arsyet pse, rrethanat?

Dhurata Koka: Unë jam e dhunuar edhe nga familja ime, nga motrat dhe vëllezërit e mi, unë nuk bëhem fare me njerëzit e mi. Përderisa mua familja ime më hodhi në rrugë, edhe isha në kushte jashtëzakonisht të vëshira. Më ka marrë mësuesja e vet, unë e falenderoj se ka qenë një nënë e dytë për atë gocë. E mbajti mbi 4 muaj dhe mua më tha vetëm ti bëhu mirë dhe për gocën mos të rrijë mendja. Njerëzit e mi e hodhën ne rrugë, me fëmijë, me Dhuratë, me bashkëshortin tim, domethënë na hodhën të treve, nuk pyesnin më./tvklan.al