Një nënë e tërbuar i dogji shtëpinë të dashurit, ku sipas saj ai kishte shkuar të takonte një femër tjetër.

Keirra Levitt, nga Sunderland, ishte vetëm në shtëpinë e burrit kur ai u largua për të blerë më shumë alkool, por dyshoi se ai kishte dalë për të takuar dikë tjetër. Në gjyakatë u zbulua se ajo i vuri flakën këpucëve të tij në verandë, kur rezultoi në një zjarr masiv që e la shtëpinë të pabanueshme.

Prokurori Vince Ward i tha gjykatës: Është e qartë nga mesazhet se ajo mendoi se ai kishte takuar një grua tjetër. Ajo i kishte shkruar të dashurit: Është hera e fundit që ma bën këtë gjë, shiko shtëpinë tënde të djegur.

Një shpërndarës picash e vuri re zjarrin që po dilte nga banesa dhe njoftoi zjarrfikëset. Burri kishte dalë nga shtëpia rreth orës 23:00 dhe u vonua 45 minuta, kur u kthye e gjeti shtëpinë që kishte me qira mes flakëve dhe zjarrfikëset që po përpiqeshin të shuanin flakët.

Keirra Levitt ishte e verbuar nga inati dhe mllefi se “shoku i saj me përfitime” po e tradhtonte dhe nuk mori parasysh pasojat e zjarrit. Ajo e ka njohur partnerin e saj në Facebook dhe nisën një marrëdhënie si miq, por me përfitime të ndryshme.

Asaj iu hoq pezullimi me burg për shkak të djalit të saj me aftësi të kufizuara, ku nuk kishte kush kujdesej për të përveç Levit. Tashmë ajo po vuan dënimin jashtë burgut me arrest shtëpie, trajtim dhe rehabiliti ndaj alkoolit. /tvklan.al