Gruaja gjen një objekt të “mallkuar” në shtëpinë e re

Gruaja gjen një objekt të “mallkuar” në shtëpinë e re

21:22 10/07/2019

Një grua gjeti një objekt të pazakontë në oborrin e shtëpisë së saj të re, duke shkaktuar debat në rrjetet sociale. Kerri Moran postoi në Facebook fotografinë e një objekti gjigand prej qeramike, me një arkivol të vogël në të.

Kur e postoi foton, gruaja tha se kishte gjetur një “thesar”, por përdoruesit në rrjetet sociale nuk ishin dakord. Ata i thanë Kerrit se objekti ishte shenjë e një mallkimi të frikshëm.

Megjithatë, Kerri nga Brisbane, Australi, hetoi rreth gjetjes dhe kontaktoi edhe me pronarët e mëparshëm të shtëpisë. Dhe shumë shpejt ajo zbuloi se në fakt objekti nuk ishte asgjë për t’u frikësuar.

Kështu, Kerri tregoi se djali i familjes që kishte jetuar më parë në shtëpinë e saj ishte marrë me punime qeramike vite më parë, kur ishte në gjimnaz dhe shpesh sillte në shtëpi punime të tij. E ëma i nxirrte ato në oborr…

Megjithatë postimi i Kerrit në Facebook, përpara se ajo të tregonte origjinën e objektit shkaktoi mjaft debat. “Gropose sërish ose digje”ishte një prej rreth 10 mijë komenteve që gruaja pati në postimin e saj. Pati nga ata që sugjeruan edhe që të merrte një ekzorcist./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT