Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake të policisë, gruaja me iniciale N.P. 63 vjeçe, jetonte e vetme në banesë.

Mësohet se ajo kishte rreth 2 javë që kishte ndërruar jetën. Ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë.

Nga kqyrja e parë e trupit mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al