Sigurisht që të mendosh për dhuratën ideale për partnerin në këtë fundvit, është e vështirë.

Por duket se disa të tjerë i kanë idetë e qarta që prej fillimit… Ky është edhe rasti i një gruaje britanike, që ka zgjedhur të qëndrojë anonime, e cila zgjodhi që t’i dhuronte partnerit të saj një test ADN-je.

Por ndërsa pakoja mbërriti në banesë dhe ata e hapën, zbuloi se kjo nuk kishte qenë aspak një ide e mirë, pasi dolën në skenë sekrete familjare.

Mirror” shkruan se kur ajo i tregoi vjehrrës dhuratën e saj, një çantë, ajo u ngazëllye, por nuk ndodhi kështu kur i tregoi për ADN që do t’i bënte djalit të saj.

“Sapo përmenda testin e ADN-së, ajo u zbeh dhe më tha se duhej të prisja dhe nuk duhej t’ia jepja, pasi ajo dhe vjehrri duhej të flisnin”.

Nga kjo ide dhurate, doli në skenë e vërteta që nëna ia kishte fshehur për 24 vite të birit, i cili nuk ishte djali i bashkëshortit të saj, atij që ai e mendonte si baba prej kaq kohësh… /tvklan.al