“Të shpresojmë që nuk i ka shpenzuar të gjitha paratë”

Një burrë nga Tirana ka denoncuar në polici ish-bashkëjetuesen e tij pasi kjo e fundit është larguar nga banesa duke i vjedhur një sasi parash si dhe disa bizhuteri.

Gazetarja e “Aldo Morning Shoë” tregon se gruaja ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe më pas kishte nisur bashkëjetesën me partnerin e ri, por kishte zbuluar se ky i fundit e kishte bashkëshorten jashtë Shqipërisë.

Pasi ka mësuar për jetën e dyfishtë të tij, ajo është larguar nga banesa duke marrë paratë dhe bizhuteritë.

“Një zonjë është larguar nga shtëpia ku bashkëjetonte me një burrë, pasi kishte kuptuar që ky i fundit kishte gruan jashtë Shqipërie, por nuk u largua pa i marrë disa para dhe bizhuteri. Burri më pas ka lajmëruar policinë… të shpresojmë që nuk i ka shpenzuar të gjitha paratë sepse e vetmja gjë që i ngelet është të bëjë pak muaj burg”. /Tvklan.al