Familja e zotërisë që ka ardhur për të rrëfyer historinë e tij në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan është e pamundur për të kryer një jetesë normale.

Problemi i tij kryesor është shëndeti i bashkëshortes pasi ajo e rëndon tejet shumë duke mos qenë e pavarur. Mjekohet prej disa vitesh dhe bën gjilpëra 2 herë në javë që e ndihmojnë të qëndrojë disi në gjendjen e tanishme.

Zotëria rrëfen se ajo nuk bën thuajse asgjë, edhe pse vizitohet nga një psikologe nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm të gjendjes së saj.

Mirela Milori: Zonja është shtruar ndonjëherë në spital në Tiranë?

Zotëria: Jo, në Elbasan ka qenë dy herë, shkoi edhe për kontroll dhe përfitoi sërish kempin.

Mirela Milori: Ke pasur raste të vështira me gruan? Më the që kur erdhi njëherë nga Elbasani, pati sjellje agresive?

Zotëria: Ajo ka patur, por tani është si në gjendje të dalldisur.

Mirela Milori: Po gjatë viteve, ka patur ndonjë moment të vështirë, dhune?

Zotëria: Pa shkuar në Elbasan? Jo, ishte normale.

Mirela Milori: Pas ardhjes nga Elbasani, ti thua që situata e saj është përkeqësuar?

Zotëria: Po, rri, dalldis. Përton të ngrihet, të lajë, të shpëlajë, të marrë pluhurat.

Mirela MiloriE qartë, pra nuk bën asnjë punë në shtëpi, një kafe, të kujdeset për një gatim apo ke merak t’ia lësh asaj?

Zotëria: Edhe gatimin e bën me të shtyrë.

Mirela Milori: E merr për të dalë që të përpiqesh ta nxjerrësh?

Zotëria:E marr, e nxjerr, një herë në javë.

Mirela Milori: E qetëson dalja?

Zotëria: Qetësohet për momentin, pastaj vjen në shtëpi dhe rri prapë njësoj.

Mirela Milori: Komunikon? Flisni të dy?

Zotëria: Shumë, flasim.

Mirela Milori: Çfarë thotë?

Zotëria: Thotë “jemi kështu, duhet të marrim një shtëpi tonën të rrimë, të punojmë bashkë”, po ajo s’punon dot.

Mirela Milori: Ju ka ardhur ndonjë psikolog në shtëpi nga Bashkia ose spitali?

Zotëria: Vjen psikologia e nuses.

Mirela Milori: Sa herë vjen?

Zotëria: Dy herë në muaj.

Mirela Milori: Ka përmirësim të bisedës me të?

Zotëria: Ajo më thotë të mos ia prish terezinë, të sillem mirë me të.

Mirela Milori: Po kur ikën ajo, nusja a është më e qetë?

Zotëria: Ashtu rri sërish.

/tvklan.al