Gruaja: Jeta ime është si një film i tmerrshëm, u martova me një burrë 18 vite më të madh


Gruaja: Jeta ime është si një film i tmerrshëm, u martova me një burrë 18 vite më të madh

14:32 22/06/2020

Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të dhimbshme dhe të vështirë të një gruaje 43-vjeçare.

Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe në studio rrëfeu se kur ishte 18 vjeç u martua me mblesëri, me një person që nuk e njihte dhe që ishte 18 vite më i madh se ajo. Ka qenë një periudhë e vështirë sepse ajo pretendon se çdo ditë është dhunuar prej tij dhe e konsideron jetën e saj si një film të tmerrshëm.

Mirela Milori: Sa vjeç je?

Gruaja: 43!

Mirela Milori: Si ka qenë jeta jote?

Gruaja: Jeta ime ka qenë, unë e imagjinoj, për mua është një film i tmerrshëm.

Mirela Milori: Si ishte jeta jote?

Gruaja: Jeta ime ka qenë maleve, jemi rritur si të humbur. Jam martuar me shkuesi, se motra ma dha, burri i motrës me këtë ishin nip e dajë. Për dy muaj fejesë e martesë. Edhe pse më kishin thënë që është pijanec, por njerëzit llogarisnin, shtëpinë, zonën.

Mirela Milori: U njohët disi?

Gruaja: Jo!

Mirela Milori: Kishit diferencë në moshë?

Gruaja: 18 vite!

Mirela Milori: 18 vite më i madh?

Gruaja: Po!

Mirela Milori: Si pranove apo nuk të pyeti askush?

Gruaja: Nuk më ka pyetur askush. U martova, por kam kaluar një jetë film gjithmonë, me dhunë gjithë kohës.

Mirela Milori: Ti hyre e re, 18 vjeç ?

Gruaja: 18 vjeç dhe 18 vite kam kaluar dhunë për ditë dhe për natë.

Mirela Milori: Pra filloi dhuna që në fillim?

Gruaja: 6 muajt e parë nga alkooli! Çdo gjë është vetëm nga alkooli, nga asgjë tjetër.

Mirela Milori: Ndërkohë 18 vjet martesë, ti sjell në jetë 2 fëmijë?

Gruaja: 2 fëmijë, ja di Zotit për nder si janë.

Mirela Milori: 2 djem?

Gruaja: 2 djem! Nuk i kam djem, i kam shokë./tvklan.al




Të ngjashme