Çobani: Nëse ato gjëra janë të vërteta, ajo zonjë ka bërë shumë mirë që është larguar

Në seancën e sotme të ndërmjetësimit të “Shihemi në gjyq”, vëllai e akuzon vazhdimisht motrën se ajo është përgjegjëse për ndarjen e tij me bashkëshorten. Mirela e mohon vazhdimisht, por gjatë përballjes midis tyre, ata nxorrën në pah edhe më shumë detaje të tjera rreth martesës së vëllait me nusen. Ish-gruaja e tij nuk ka pranuar të vijë përballë Kristos, për shkak se ndarja e tyre nuk ka qenë e thjeshtë, por ka patur një arsye të rëndë.

Ardit Gjebrea: Çfarë iu tha në telefon zonja?

Eni Çobani: Fakti që zonja nuk pranoi, ne duhet të jemi të qartë, mua nuk më lejohet në bazë të ligjit të jap detaje, por ndarja nuk ka qenë kaq e thjeshtë sepse ndarja ka pasur dhe një arsye shumë të rëndë dhe shumë të madhe. I kërkoj ndjesë gjithë publikut që këtë gjë nuk mund ta zbuloj përpara publikut. Por që sigurisht, kjo është një gjë akoma në gjykim, nga Gjykata e Vlorës dhe që normalisht ne të tre, të paktën këtu e dimë, por janë paralajmëruar edhe nga unë, që nëse do të nxjerrin ndonjë detaj të kësaj situate do marrin përsipër edhe pasojat penale, kështu që më mirë mos flasin. Por duhet të dini, që këtu ka pasur një akuzë shumë të fortë të zonjës në fjalë, kundrejt bashkëshortit të saj. Nëse kjo do vërtetohet deri në fund, sepse në Shkallën e Parë është vërtetuar dhe kjo do vazhdojë edhe në Apel. Unë do bëja një hap pas dhe do e trajtoja ndryshe Kriston sepse nëse ato gjëra janë të vërteta, ajo zonjë ka bërë shumë mirë që është larguar dhe që ky njeri, ndoshta me problematikën e madhe që paraqitet në këto fletë të Gjykatës, duhet të marrë dhe një përgjegjësi shumë të madhe. Por kurajoja e Kristos për të ardhur me insistim para publikut, mua më ka bërë me thënë të drejtën të dyzuar. Por nëse ajo ato gjëra i ka parë me sy, i ka denoncuar dhe i ka thënë, ka bërë shumë mirë, le të vazhdojnë të denoncojnë gratë nëse burrat nuk sillen ashtu si duhet. Do t’i lutesha sot, si nënë dhe si ndërmjetëse, të vinte dhe nëse ajo e gjykon që mund ta gjejmë gjuhën me Kriston, unë do isha njeriu më i lumtur në botë.

Ardit Gjebrea: Por nuk besoj.

Eni Çobani: Por Ardit, duhet të jemi pak të kujdesshëm. Unë që nuk po e them fjalën deri në fund, ti më njeh mirë.

Ardit Gjebrea: Pikërisht! Unë po filloj të hamendësoj gjëra nga më të çuditshmet dhe nuk di çfarë të mendoj më përpara.

Eni Çobani: Vëllai i saj dhe babai i saj vendosën, që në publik motra jonë nuk vjen. Unë e respektova, por tani që po na ndjek, unë jam njësoj e ndjeshme edhe për të. Mos mendojë se ky rast u bë publik dhe dhimbja e saj u anashkalua.

Mirela: Jo zonja Eni.

Eni Çobani: Unë jam me të, edhe me ju këtu, por mbi të gjitha jam me ligjin dhe nëse një njeri shkel ligjin duhet t’i përgjigjet ligjit deri në fund.

Mirela: Vëllai im nuk e ka bërë atë gjë.

Eni Çobani: Thashë i qëndrojmë larg atij momenti, se Kristo po thotë që zonja ka një vit e gjysmë që është larguar dhe mua më duhej ta bëja këtë sqarim për publikun. Ajo jo thjesht është larguar, por ka ngritur edhe një akuzë, që nga vëllai më është thënë: Akuzë, jo zonjë është realitet. Atëherë po i përgjigjem vëllait, me gjithë dashurinë, unë besoj ligjin dhe letrat. Deri në këtë moment është akuzë, kur ajo të vërtetohet unë sigurisht do i them, zotëri paske të drejtë, por nëse ajo nuk vërtetohet dua që këtij njeriu t’i kërkojë ndjesë. Mirela e lemë atë pjesë që është shumë e rëndësishme për ndarjes e zonjës me Kriston, por vazhdojmë me dëshirën dhe mallin e Kristos për fëmijët e tij, patjetër edhe për zonjën e tij, por mbi të gjitha për fëmijët e tij.

Mirela: Vëllai im është përpjekur me të gjitha gjërat, e ka çuar edhe tek 7 pallatet tek njerëzit tanë, në shtëpi me qira që të bënte një jetë më të mirë. Ajo i tha burrit ,vëllait tim, hajde shkojmë lart në Kaninë. I tha babai im: Ku do vesh, hajde këtu tek ne. Ajo nuk pranoi. Në shtëpitë e vjetra në Kaninë, ne kishim rregulluar vetëm një dhomë dhe babi i tha: Mos shko atje bijë, prit sa të rregullojmë dhe dhomën tjetër dhe shko bëj një jetë normale si të gjithë. Ajo nuk pranoi, tha do shkoj në atë shtëpi, me ato kushte.

Eni Çobani: Dyshimi jot për Mirelën ku është? Që e merrte dhe e nxirrte në Vlorë, ky është problemi?

Kristo: Ky është problemi, që i mësoi rrugët e Vlorës dhe ajo nuk qëndronte dot më atje pastaj, kërkonte të ikte në qytet.

Mirela: O vëlla, po unë nuk kisha kohë të nxirrja nusen tënde se unë kisha 4 fëmijë dhe kisha burrin që më vinte nga puna duhet të bëja për të ngrënë. Do laja, do shpëlaja apo do nxirrja nuse tënde për qejf.

Kristo: Po ato rrugë ku i mësoi ajo?

Mirela: Atë gjeje ti vetë me të, s’mund ta gjej unë.

Kristo: Unë punë, shtëpi isha.

Mirela: Ajo zonja Eni, nuk ishte… fëmijët e saj si lante.

Kristo: Ke folur me atë kur iku ajo

Mirela: S’i kam folur unë… gënjen ajo.

Kristo: Duhet të m’i thoshe gjërat.

Mirela: Ti thosha pak a shumë. Unë kam vajtur edhe në Kaninë dhe kam gjetur fëmijët e saj duke qarë. Ju kam thënë ku është mami: Nuk e dimë thanë. S’mund ta gjykoj unë.

Eni Çobani: Me gjithë këto probleme që keni pasur Kristo, ti nuk ke menduar për asnjë moment të ndahesh nga zonja apo jo?

Kristo: Ajo po të dojë të vijë tani, unë e marr prapë, me gjithë këto që më ka bërë unë e marr prapë. Ta ma sjellin ata që ma morrën atje, se përndryshe unë nuk vete.

Në një mesazh për gruan e tij, Kristo tha se ai dëshiron të bisedojë me gruan e tij dhe t’i rrisnin fëmijët bashkë. Por zonja Eni i premtoi se do ndërmjetësonte për një ribashkim midis tyre, vetëm nëse akuzat e ngritura ndaj tij nuk janë të vërteta./tvklan.al