Para disa vitesh ishte banor i Ternit në Itali, por vjedhjet që kishte bërë, i detyruan autoritetet ta dëbonin për në Shqipëri. Megjithatë një 35-vjeçar shqiptar u kthyer sërish në vendin fqinj. Kësaj here shkoi me identitet të rremë.

Ai arriti së bashku me të shoqen, e cila ishte shtatzënë. Ajo lindi një fëmijë në spitalin e Ternit dhe për këtë arsye i dhanë një leje mjekësore prej gjashtë muajsh për të qëndruar në vend.

Megjithatë, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk hoqi dorë nga zakoni. Ai u arrestua në flagrancë gjatë kohës që po kryente një vjedhje. Pasi u vu në pranga u zbulua se qëndronte me gjeneralitete të rreme.

35-vjeçari u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg për shkak të përsëritjes së krimit. Gjithashtu iu dha edhe një gjobë mbi 49.000 Euro për të paguar.

Megjithatë gjykata vendosi një dënim alternativ, atë të riatdhesimit. Mediat italiane shkruajnë se agjentët kanë bërë shoqërimin e tij dhe ai është dërguar për në Shqipëri./tvklan.al