Policia kanadeze u ka bërë thirrje meshkujve të kenë kujdes nga  80 – vjeçarja Melisa Ann Shepparde cila mashtron burrat e mëdhenj në moshë dhe më pas i vret ata.

Së fundmi ajo vuajti dënim prej 3 vitesh burg pas akuzave se drogoi burrin  e saj të duke e lënë të vdekur . 80 – vjeçarja ka pak ditë që është liruar nga burgu dhe është përgjegjëse për rreth 30 mashtrime.

melisss

Në vitin 1992 ajo u burgos përsëri këtë herë për vrasjen e Gordon Stewart dhe u lirua pas dy vitesh burgim. Në vitin 2002 vejusha e zezë siç e kanë cilësuar, u rimartua dhe bashkëshorti i saj vdiq pas disa muajsh nga një arrest kardiak duke i lënë asaj një pasuri të  madhe. Edhe për këtë vrasje dyshimet ranë mbi të. Ajo u zhvendos më vonë në Florida për të jetuar me të dashurin e ri, të cilit i vodhi 14 mijë dollarë dhe i dashuri i saj përfundoi në spital.

meliaaaa

Melissa Ann Sheppard është konsideruar si një nga gratë më të rrezikshme të Kanadasë dhe autoritet policore po bëjnë thirrje që meshkujt e moshuar të kenë kujdes sepse mund të bien pre e mashtrimeve të saj./tvklan.al