Kur zgjidhet presidenti i ri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli këtë të enjte rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 Shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit shënoi një fitore bindëse, duke siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re. Sipas rezultatit, Vjosa Osmani, që garoi në kuadër të listës së Vetëvendosjes ka marrë më së shumti vota, përkatësisht 300.788 vota.

Sfida e parë e qeverisë së re të Kosovës pritet të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Ushtrimi i këtij posti, mund të bëhet për gjashtë muaj, përkatësisht, presidenti i ri duhet të zgjidhet para muajit maj.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania në sallë e të paktën 80 deputetëve. Kjo do të thotë se për këtë proces, nevojitet prania në sallë edhe e deputetëve të opozitës ose një marrëveshje me ndonjërën prej tyre. Albin Kurti ka thënë se kandidate e vetme për presidente është Vjosa Osmani.

Por në rast se në raundin e tretë të votimit, kandidati/ja për president nuk merr votat e mjaftueshme, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme./REL