Një grua me fat ka gjetur një gungë të madhe që besohet është e vjella e një balene afër shtëpisë së saj në plazh.

Siriporn Niamrin ishte duke ecur përgjatë plazhit pas një stuhie shiu kur vuri re masën e çuditshme në provincën Nakhon Si Thammarat, Tajlandë më 23 shkurt. Ajo u afrua afër substancës për ta parë dhe ndjeu një erë peshku. 49-vjeçarja e mori me vetë në shtëpi këtë masë e cila peshonte 7 kg. E vjella e belenave e cila quhet ambergris me ato përmasa që ka gjetur gruaja mund të kushtojë 186,500 paund.

“Nëse vërtet kam një ambergris të mirëfilltë, mund ta ndihmoj komunitetin tim sapo të gjej një blerës për të. Ndihem me fat që gjeta një pjesë kaq të madhe. Shpresoj se do të më sjellë para. Unë jam duke e mbajtur të sigurt në shtëpinë time dhe i kam kërkuar këshillit lokal që të vijë dhe ta kontrollojë atë”, u shpreh Siriporn.

Gruaja u kërkoi fqinjëve të saj ndihmë për identifikimin e objektit dhe u surprizua kur disa prej tyre i thanë se mund të ishte substanca e rrallë.

Ajo tani është duke pritur që ekspertët të konfirmojnë se është ambergris, i cili është vlerësuar për përdorimin e tij në parfume për vite me radhë.

Ambergris prodhohet nga sperma balenave kur kanalet biliare në traktin gastrointestinal bëjnë sekrecione për të lehtësuar kalimin e objekteve të mëdha ose të mprehta. Balena vjell mukozën e cila ngurtësohet dhe noton në sipërfaqen e oqeanit. Ambergris është vlerësuar shumë nga parfumierë si një fiksues që lejon aromën të qëndrojë shumë gjatë. /tvklan.al