Sot tek emisioni “Historia ime” në Tv Klan ka ardhur një gruaje e cila për shkak të një temperature që ka kaluar në fëmijëri është bërë me zhvillim të vonshëm. Prej 30 vitesh ajo ka përfituar Kemp por tashmë i kanë thënë se është e aftë për të punuar, ja kanë hequr kempin dhe ajo po përballet me probleme të shumta ekonomike dhe jo vetëm.

Ajo rrëfen se ka probleme e debate të shumta me të vjehrrën.Veç kësaj situate, asaj i kanë hequr Kempin të cilin e merrte prej 30 vitesh, i kanë thënë që është e aftë për punë dhe se duhet të punojë.

51-vjeçarja: Kur isha e vogël nuk më donin shoqet dhe e pyeta mamin se çfarë kam, e më tha që ke kaluar një temperaturë të lartë dhe të ka prekur trurin. Fillova shkollën si të gjithë fëmijët e tjerë dhe ngela një vit aty. Më çuan tek shkolla Luigj Gurakuqi, aty më morën përsipër dhe ndejta 8 vite dhe më pas më nxorën në Kemp.

Mirela Milori: Për paaftësinë e përfituar nga temperatura e lartë ti përfitove Kemp, çfarë moshe?

51-vjeçarja: Isha 15 vjeç.

Mirela Milori: Sa zgjati Kempi?

51-vjeçarja: 35 vjet.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi që ndryshoi Kempi?

51-vjeçarja: Ishte doktoresha dhe një tjetër, panë diagnozën, më panë dhe mua dhe më thanë ti je për punë. I thashë ty të lumtë goja, por më gjej punën, më gjej dhe shtëpinë se unë s’jam e zonja. Të isha e zonja me 100 mijë nuk mbahet shtëpia. Më thanë do shkosh të pyesësh tek bashkia. Unë isha e sëmurë, nuk mundesha të lëvizja, i thashë vajzës të keqen mami merre babin dhe shko pyet tek bashkia.

Ajo e bashkisë e pyeti pse nuk erdhi mami, vajza i tha që është e sëmurë. Ajo punonjësja i tha thoji mamit të vijë. Vajta e më tha ty ta kanë bërë dosjen me kryq. Më tha shko kërkoje tek doktoresha. Shkoj e takoj dhe i them pse ma keni hequr pensionin e më tha je për punë. I thashë unë do shkoj tek Klani, tek Stopi dhe u tërhoq menjëherë ajo dhe më tha, e di si është puna, nuk ta kemi hequr ne, por ta ka hequr sistemi.

Hyr tek kjo dera këtu dhe do bësh një kërkesë për hallet që ke. Hyra dhe aty ishte një gocë, ajo më ndihmoi dhe më tha që do bësh një kërkesë me dorën tënde dhe e bëra. E pyeta kur do vinte përgjigjia, më tha nga fundi i Prillit ose në Maj dhe përgjigjia nuk ka ardhur kurrë. Unë në shtëpi nuk kam asnjë të ardhur. Burri punonte dikur ndërtim, ndërsa tani është i sëmurë me diabet dhe tension. Unë ushqehem me ndihmat e hoxhallarëve, kush më jep një kafshatë bukë faleminderit. /tvklan.al