Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të nënës së tre fëmijëve. Valbona është 37 vjeç dhe ajo rrëfeu gjithë problemet që ka kaluar pas martesës së saj. Është martuar kur ishte vetëm 18 vjeç. Marrëdhënia mes tyre ishte e mirë në fillim, por gjërat filluan të përkeqësoheshin në muajt në vijim.

Burri i saj filloi të pinte alkool dhe sillej dhunshëm me të. Por marrëdhënia mes tyre u bë edhe më e vështirë, pasi 4 muaj e gjysmë pas martesës, bashkëshorti i saj largohet në Itali për të punuar.

Gazetarja: Ti je sa vjeç?

Valbona: 37 vjeç!

Gazetarja: Je nënë e 3 fëmijëve?

Valbona: Po!

Gazetarja: Si ka qenë historia jote me babain e fëmijëve të tu?

Valbona: Historia ime ka filluar në vitin 2002, jam fejuar në 6 Janar. U njoha me atë. Ai atëherë ishte kthyer nga emigrimi, nga Anglia.

Gazetarja: Sa vjeç ishe atëherë?

Valbona: Unë atëherë isha 18 vjeç!

Gazetarja: Ku u njohët bashkë?

Valbona: Punoja si pastruese në atë lagje, në një kopësht. Ai kishte shtëpinë afër, më kishte parë, ashtu u njohëm dhe u fejuam. Pastaj u martuam, pa dasëm.

Gazetarja: Sa vjeç ishte ai atëherë?

Valbona: Ai ishte 21 vjeç!

Gazetarja: Si ishin fillimet tuaja?

Valbona: Si çdo lidhje, kur është fati jot nuk mund të të ndajë askush, përveç Zotit.

Më tej, Valbona tregon se pas 4 muajsh e gjysëm martesë, burri i saj emigroi në Itali dhe ajo qëndroi me prindërit e tij.

Gazetarja: Ndërkohë ti qëndroje me prindërit  e tij?

Valbona: Po!

Gazetarja: Ishe bërë dhe nënë apo jo?

Valbona: Po!

Gazetarja: Si sillej ai me fëmijët?

Valbona: Herën e parë që erdhi, që ishte vajza 6-muajshe, një javë që ndjenji nuk shfaqi ndonjë shenjë të keqe, e donte fëmijën. Herët e tjera, sa më shumë kalonin ditët, aq më shumë shfaqte probleme, kishte nerva.

Gazetarja: Pse?

Valbona: Nuk tregonte! Ishte njeri që e shikonte gruan dhe fëmijët si pronë të vetën dhe duhet të bënim çfarë thoshte ai.

Gazetarja: Kur i shfaqte nervat? Kur vinte në Shqipëri apo si?

Valbona: Pasi martohem, javët e para nuk e dija se i kishte ato probleme, po filloi t’i shfaqte, pinte alkool.

Gazetarja: Të dhunonte?

Valbona: Po më dhunonte edhe psikologjikisht, edhe fizikisht!/tvklan.al