Gruaja: Nuk e dinim çfarë është jeta, u martuam që 16 vjeç



Gruaja: Nuk e dinim çfarë është jeta, u martuam që 16 vjeç

14:15 07/07/2020

Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të një gruaje 40-vjeçare, e cila nuk pranoi të zbulojë identitetin e saj. Ajo është nënë e 3 fëmijëve dhe në studio rrëfeu vështirësitë që ka kaluar në jetë, si pasojë e dy martesave që nuk rezultuan aspak ashtu si ajo e kishte menduar.

Ishte vetëm 16 vjeç kur u martua dhe shprehet se as ajo dhe as bashkëshorti, nuk e dinin si të përballonin vështirësitë e jetës.

Gjendja për ta u rëndua edhe më shumë, pasi fëmija 2 vjeç humbi jetën. Jetesa e saj po bëhej e vështirë me burrin, që sipas saj nuk dinte të kujdesej për familjen dhe prandaj vendosi që pas 9 vitesh, pavarësisht se ishte shtatzënë të ndahej prej tij dhe të kthehej tek familja në Tiranë.

40-vjeçarja: Martesa e parë, u ndava nga ish-burri, kam ardhur shtatzënë, erdha dhe jetova në Tiranë.

Mirela Milori: Sa kohë qëndrove e martuar në martesën e parë?

40-vjeçarja: Kam qëndruar shumë, 9 vjet!

Mirela Milori: Ishte martesë me mblesëri?

40-vjeçarja: Po, me mblesëri. Me thënë të drejtën ishin shumë të dy të rinj, nuk e dinim se çfarë është jeta në fillim dhe u ndamë.

Mirela Milori: Kur erdhi fëmija në jetë?

40-vjeçarja: Po shtatzënë kam ikur. Më thënë të drejtën kam bërë dhe një çun dhe më ka vdekur një djalë. Me ka vdekur çuni 2 vjeç për një kokërr, se ishim midis malit, spitalet i kishim larg, burri nuk kuptonte fare çfarë është fëmija, se ishte i ri.

Mirela Milori: Sa vjeç ishte?

40-vjeçarja: Unë jam martuar 16 vjeç, edhe burri.

Mirela Milori: Edhe ai 16 vjeç?

40-vjeçarja: Po, kemi qenë të rinj, edhe nuk e dinim çfarë është jeta dhe më ka vdekur një çun për një kokërr paracetamol.

Mirela Milori: Nga temperatura e lartë?

40-vjeçarja: Po nga temperatura e lartë, e çuam në spital vdiq. Do ta kishim 20 vjeç sot çunin. Pastaj ngela shtatzënë erdha në Tiranë këtu tek babi dhe tek mami.

Mirela Milori: Pse vendose të ndaheshe prej tij pas 9 vjetësh?

40-vjeçarja: Vendosa se nuk shtyhej jeta me atë lloj personi. Se dinte vetëm, derra, lopë, dele, s’dinte çfarë është fëmija. Ishte një jetë nuk e di çfarë të them. Edhe të rinj ishim nuk e kuptonim jetën.

Mirela Milori: Erdhe shtatzënë dhe linde këtu?

40-vjeçarja: Po!/tvklan.al




Të ngjashme