“Shihemi në gjyq” ka sjellë ditën e sotme një konflikt mes dy bashkëshortësh. 47 vite martesë duket se janë në krizë dhe shkak për këtë është bërë një shtëpi. Zonja Deje kërkon shtëpinë që pretendon se bashkëshorti e ka shitur. Nga ana tjetër, zoti Gani thotë se ka bërë vetëm një marrëveshje, nuk e ka shitur shtëpinë. Njëkohësisht, ai pretendon se dokumenti i shkruar me dorë nuk është firmosur prej tij.

Zoti Gani është trajtuar me tokë sipas ligjit 7501 dhe ka përfituar edhe një shtëpi. Rezulton se në vitin 1999 është realizuar një kontratë shitje me shkrim dore, mbi bazën e së cilës deklarohet se shtëpia, i shitet një tjetër personi, kundrejt shumës 4 milion lekë të vjetra.

Por kjo kontratë nuk është bërë pranë një zyre noteriale dhe është nënshkruar edhe nga disa dëshmitarë. Gruaja e tij nuk ishte në dijeni të këtij fakti dhe kjo është bërë burim konflikti mes tyre.

Deje: Erdhëm nga Ishmi për në Durrës, për një jetë më të mirë. Në fund të Korrikut të vitit 2001, Ganiu u takua me atë, një copë mashtruesi Zonja Eni, se unë në shtëpi atë, nuk e kam dashur. Unë kur ka hyrë në shtëpi ai kam ngrënë dajak. Se kam dashur se unë kam punuar me atë. Unë nuk e di si e ka futur ky në shtëpi.

Eni Çobani: Pa dijeni tënde?

Deje: Po, pa dijeni time dhe të kalamajve. Një familje shumë e keqe babë edhe bir. Sot kemi përfunduar 4 vjet nëpër gjykata.

Eni Çobani: Po me Ganiun tani? Pse e ke nxjerrë Ganiun nga shtëpia?

Deje: Nuk m’u dha e drejta e fjalës ndonjëherë. Ganiun e kam sjellë këtu, më ka shitur shtëpinë sesi e ka dhënë shtëpinë, ai e di vetë. T’ju tregojë fëmijëve si e ka dhënë shtëpinë? Ky është mes 4 rrugëve, ky në shtëpinë time nuk ka punë më, ta harrojë ky. Pa më dhënë shtëpinë, se është mundi i gjithë jetës, o zonja Eni, e kam bërë pa bukë në bark. Me bukë misri të mykur.

Eni Çobani: E kuptoj, e kuptoj.

Deje: Jo të tallen të tjerët.

Gani: Zonja Eni, unë me atë njeri kam bërë një marrëveshje, pa bërë asnjë lloj veprimi aktshitje. Unë shtëpinë nuk e kam shitur. Aq më keq për këta njerëz që iu pata lënë një marrëveshje, për me shitur shtëpinë iu pata thënë vetëm me gojë, vetëm marrëveshje me gojë. Edhe i thashë tullë, tjegull, dërrasë 10 milion lekë, toka sipas ligjit.

Deje: T’i kanë dhënë lekët?

Gani: Ramë dakord.

Deje: Ku i çove lekët? Ore t’i kanë dhënë lekët apo jo?

Gani: 4 milion lekë ia kam marrë.

Deje: Na ke çuar për një copë langaraq në konflikt. Pse s’më është dhënë e drejta e fjalës?

Eni Çobani: E ke shitur shtëpinë?

Gani: E kam kryer.

Eni Çobani: Po si e ke kryer pa i thënë gruas, zoti Gani?

Gani: Nuk e mendova se do më lindte ky debat.

Deje: Zonja Eni shtëpia ime nuk është shitur. Këta pisllëqet i kanë bërë si i kanë bërë, s’dua ta di fare. Vëllai i tij nuk ka hedhur firmë, se nuk di të hedhi firmë. E ka hedhur tjetërkush. Unë dua shtëpinë time, nuk më intereson kush rrugaç është aty. Është ngatërresë, një llum i paparë.

Eni Çobani: Keni bërë ju një dokument që e kam sot në dorë dhe është aktshitje?

Gani: Jo!

Eni Çobani: 4 milion lekë të vjetra i keni marrë?

Gani: Po i kam marrë, për të lënë shtëpinë në ruajtje.

Eni Çobani: Si i ke marrë? Pa dokument, pa letër, ke firmosur?

Gani: Pa letër zonja Eni. Këtë e kanë bërë vetë. Për të lënë shtëpinë në ruajtje, se unë ika dhe bëmë marrëveshje.

Eni Çobani: Po ku i ke paratë, se Deja thotë se si ka parë lekët?

Gani: Aq lekë ishin, se kishim borxh dhe pagova borxhin që kishim tek shtëpia./tvklan.al