Shpresa Kamberi, banuese në Drenovë, tregon në emisionin “STOP” rastin e saj problematik me pagesën e faturave të OSHEE-së. Për shkak të emigrancionit në Greqi, Shpresa i lë detyrë kunatës t’i paguajë energjinë, por kjo e fundit e bën pagesën në emër të ish – pronarit të banesës, Gjergji Mihallarit. Zonja Kamberi thotë se ka dy vjet që pret një zgjidhje nga ana e OSHEE-së.

Pas interesimit të gazetares së emisionit “STOP” në zyrat qendrore të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Shpresa Kamberit iu bë një “saldo kreditore”, që do të thotë se faturat e paguara do t’i zbriten nga konsumi në vijim.

“Jam Shpresa Kamberi, jam banuese në Drenovë. Kam qenë në Greqi para dy viteve dhe i lashë disa lekë nuses së vëllait tim, Vjollca Kamberit, që të vinte të paguante dritat. Mirëpo ajo i pagoi dritat jo në sahatin dhe emrin tim, por i hodhi në emrin e Gjergji Mihallarit, ish – pronarit të shtëpisë. Vlera arrin 170 mijë lekë të vjetra.”

Shpresa tregon se e kuptoi këtë ngatërresë kur u kthye nga Greqia, ndaj iu drejtua OSHEE-së. Rasti u verifikua, por edhe pse kanë kaluar dy vjet, ajo ende nuk ka marrë lekët e derdhura gabimisht në emrin e ish – pronarit të shtëpisë, Gjergji Mihallarit.

“U detyrova që mora emisionin “STOP” që ta zgjidhim këtë problem!”

Gazetarja e emisionit “STOP” sëbashku me denoncuesen i drejtohen OSHEE-së së Korçës për të pyetur se përse nuk i janë kthyer ende paratë.

Punonjësja 1 –

U bë pagesa, u bë akt – marrëveshja, ishte çdo gjë në rregull. Tani, në momentin që zonja vjen, shikon që pagesa nuk është bërë për shtëpinë e saj, por është bërë për një shtëpi tjetër që ka Gjergji në Drenovë. Me patjetër na duhet edhe një lloj konfirmimi ta quajmë ose deklaratë nga ana e Gjergjit.

Punonjësja 2 –

Domethënë, në momentin e parë që abonenti nuk paraqet këtë dokument (deklaratë/konfirmim) që kërkon procedura, fillimisht ankesa mbetet pezull dhe pritet një moment i dytë, që t’i jepet zgjidhje.

Pas përgjigjes së punonjësve të OSHEE-së së Korçës, gazetarja e emisionit “STOP” i është drejtuar asaj të Tiranës, ku komunikoi më zëdhënësin për media, Ardi Kola.

“Në vitin 2015 janë bërë të gjitha verifikimet në banesë dhe zonjës tashmë i është dhënë e drejta që ato para, të paguara gabimisht për një kontratë tjetër, t’i bëhet “saldo kreditore”, që do të thotë: do t’i bëhet një zbritje për faturat në vijim.”

Shpresa Kamberi falenderon emisionin “STOP” për zgjidhjen e problemit të saj 2 – vjeçar./

tvklan.al