Gruaja përballë burrit: Ku i ke letrat e shtëpisë

Gruaja përballë burrit: Ku i ke letrat e shtëpisë

21:23 29/03/2020

Burrë e grua ishin përballë njëri-tjetrit, në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan. Shkak është bërë pronësia e shtëpisë.

Marjana dhe Viktori në vitin ’92 u vendosën në shtëpinë që iu dha motra e bashkëshortit. Por më pas komshiu i tyre u propozoi të ndërronin shtëpinë sepse ai dëshironte të hapte një klinikë dentare, por nuk mund ta bëntë në hyrjen që kishte në katin e 5.

Prandaj kërkoi nga Viktori që të ndërronin apartamentet që ata kishin. Edhe pse u premtoi se do i pajiste me dokumentet përkatëse kanë kaluar 26 vjet, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Eni Çobani: Problemi më tej është që këtë shtëpi sot, Marjana me Viktorin nuk e ka sepse Viktori e ka ndërruar me një komshi tjetër, që është Bardhok Marku. Këtu është problem për të cilin Marjana ka ardhur bashkë më Viktorin. Bardhoku ku qëndronte në këtë kohë?

Viktori: Këtu është komplet problemi i kësaj çështje. Në ’94 pasi bëra privatizimin më vjen zoti Bardhok Marku, që punonte në klinikën në katin e parë ku banonte vetë. Ai në kohën e privatizimit ka blerë një shtëpi, sipas llafeve të tij, se unë s’kam parë as letra, as dokumente. Ai thotë Zoti Viktor aty ku banoni ju, unë kam blerë një shtëpi, për arsye se dua të bëj një klinikë dentare. Më tha a ke mundësi ta ndërrojmë këtë shtëpi me tënden dhe t’i kaloj në emrin tënd komplet letrat e shtëpisë. Unë i thashë Bardhok, unë kam një përgjegjësi ndaj motrës time, nuk të jap dot fjalën pa vajtur dhe pa pyetur motrën dhe vëllain, se shtëpia është e motrës nuk kam si ta nxjerr motrën jashtë. I them vëllait kështu më ka ardhur Bardhok Marku, se e njohin të gjithë.

Marjana: E njohin të gjithë, se është dentist. Ai ia dha fjalën e bisedoi me vëllain me motrën.

Viktori: O Marjana unë të dua këtë, për çfarë arsye the këtë, që me Viktorin kemi grindje, se dhe ti po më kapesh me punën e shtëpisë?

Marjana: Ku i ke letrat?

Viktori: Mua Bardhok Marku më ka thënë që letrat e shtëpisë do t’i bëj unë në katin e pestë, në emrin tënd.

Marjana: E pyete motrën, u futëm ne në katin e 5.

Eni Çobani: Pra qëllimi i Bardhokut ishte të merrte këtë kat të parë dhe të bënte një klinikë dentare sepse në kat të pestë është e pamundur të bësh një klinikë dentare. Pra problem është që ti ndërrove këtë banesë, pra i dhe katin e parë bardhokut dhe hipe në kat të pestë dhe nuk kishe letra. Marjana thotë ku janë letrat e katit të pestë, që ti ke hyrë në çfarë viti?

Viktori: Unë kam hyrë në ‘94.

Eni Çobani: Jemi në 2020, kanë kaluar 26 vjet dhe ti je pa dokumente në katin e 5. Atëherë në katin e parë, sot emri i kujt është?

Viktori: Kati i parë është i Mare Alikos!

Eni Çobani: Akoma dhe sot kati i parë është i motrës tënde, edhe pse ju keni bërë këtë ndërrim.

Viktori: Ne e kemi bërë me fjalë, me mirëbesim, me Bardhok Markun.

Marjana: Ai na mashtroi!/tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo