Përplas gjithashtu 2 makina të parkuara

Një 14-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u aksidentua nga një makinë në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë thonë se i mituri po lëvizte në këmbë, kur u përplas me makinë nga një grua 53-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Sandër Prosi”, në rrethana të paqarta. Përveç plagosjes së 14-vjeçarit, policia thotë se shoferja përplasi edhe dy makina të parkuara, gjatë kohës që ecte mbrapsht me automjetin e saj.

53-vjeçarja përfundoi në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë./tvklan.al