Për të parën herë, në historinë prej katër dekadash të partisë së tyre, Parti e Gjelbër Gjermane ka shpallur një kandidate për të garuar në postin e kancelares.

Po ashtu, historike do të jetë edhe roli qendror që do të luajë Partia e Gjelbër në zgjedhjet e përgjithshme të Shtatorit. Të hënën, Partia Jeshile shpalli se 40-vjeçarja Annalena Baerbock do të ishte zgjedhja e tyre për t’i zënë vendin kancelares Angela Merkel pas zgjedhjeve të Shtatorit. Baerbock është e vetmja grua që garon për të zënë postin e kancelares.

Dikur shiheshin si një tufë hipi kaotike, të tipit me mjekër dhe me sandale, por tani ka gjasë që të Gjelbërit të hyjnë në qeverinë e ardhshme gjermane.

Me konservatorët në kaos sa i përket zgjedhjes së kandidatit të tyre, ka gjasë që Partia e Gjelbër të ketë shumicën e vendeve në koalicionin e ri. Kjo do të thotë që Annalena Baerbock mund të jetë kancelarja e ardhshme gjermane.

Ajo tashmë krahasohet me lideret reja të Zelandës së Re apo Finlandës.

Baerbock ka lindur në 1980, vit, i cili përkon me themelimin e Partisë së Gjelbër. Prindërit e saj e çuan atë në protestat anti-bërthamore. Ajo e përshkruan fëmijërinë e saj si një përzierje e topit të ujit në protesta dhe tortës në shtëpi. Një përzierje e radikalizmit të klasës së mesme që përmbledh Partinë e Gjelbër sot dhe thirrjen e saj intelektuale ndaj masave.

Sipas shumicës së sondazheve, Partia e Gjelbër merr 22% të votave, të dytët pas bllokut konservator CDU/CSU të Angela Merkel. Konservatorët duket se kanë pësuar rënie të mbështetjes, nga 40%, në 26% përgjatë zhvillimit të pandemisë. Disa sondazhe të tjera deklarojnë se konservatorët kanë humbur aq shumë mbështetjen, sa mund të jenë vetëm 5% ose 6% të pikëve para Partisë së Gjelbër.

Qendra e majtë SPD vazhdon të qëndrojë diku mes adoleshencës së mesme dhe asaj të sipërme. Të gjitha partitë kanë ngecur dhe nuk e kalojnë dot 10%.

Akoma dhe më keq për bllokun CDU/CSU, sondazhet nuk marrin parasysh grindjet e konservatorëve sa i përket grindjeve lidhur me kandidatin për kancelar.  Meshkujt alfa konservatorë kanë që të zënë me grindjet për të vendosur mbi kandidatin, ndërsa Partia e Gjelbër e zgjodhi në heshtje kandidaten e tyre për të zënë postin e kancelares. Asnjë vendim nuk doli jashtë deri në njoftimin zyrtar nga partia. Udhëheqja e Partisë së Gjelbër ka zhvilluar një disiplinë të fortë dhe etje për pushtët, për të cilën Bismarku do të ndihej krenar.

Gjërat nuk kanë qenë gjithnjë kaq të harmonizuara në Partinë e Gjelbër. Historikisht, konservatorët kanë qenë ata të disiplinuarit, ndërsa të gjelbrit kanë qenë ata kaotikët. Raportimet televizive të themelimit të partisë tregonin një pamje që i përngjante mbledhjeve studentore, me të rinj me flokë të pakrehur, të cilët brohorisnin me shumë pasion.

Në pjesën më të madhe të saj, Partia e Gjelbër ndahej mes divizioneve, “Realos”, thënë ndryshe realistët, të cilët besonin se shoqëria duhej të fitohej dhe “Fundis”, thënë ndryshe konservatorët, të cilët çdo kompromis e shihnin si një shitje.

Në vitin 1998, të Gjelbrit hynë në koalicionin e tyre të parë, si partner “junior” të qendrës së majtë SPD. Ministri i Jashtëm i Partisë së Gjelbër, Joschka Fischer u pyet nga gazetarët nëse ngrënia e “musles” do të bëhej e detyrueshme. Në 1999 Fischer u qëllua në kokë me një qese me bojë të kuqe, në një konferencë ku ai tha se të Gjelbrit do të mbështesnin bombardimet e NATO-s në Kosovë.

Në vitin 2011, shteti i pasur i Baden-Wurttember, votoi Kryeministrin e parë rajonal të Partisë së Gjelbër, Kretschmann. Me një përzierje të pragmatizmit ekonomik dhe të bindjes mjedisore ai ka arritur të qëndrojë në pushtet dhe të fitojë popullaritet.

Tre vite më përpara, partia e Gjelbër votoi Baerbock dhe Robert Habeck si liderë partie, të dy realistë, por me një dëshirë mbresëlënëse për t’i afruar bashkë të dy krahët.

Gjithsesi, rruga e tyre drejt pushtetit nuk ka qenë e lehtë. Të Gjelbrit shpesh bëjnë anketa dhe votuesit për t’u dukur sa më të virtytshëm deklarojnë se do të votojnë për partinë e Gjelbër, por kur arrin dita e zgjedhjeve mbështetësit tradicionalë dhe shqetësimi lidhur me ekonominë nuk kanë qenë në favor të Partisë së Gjelbër.

Të Gjelbrit kanë qenë gjithashtu në zonën e zjarrit nga të gjitha anët. Të majtët i kanë quajtur “borgjezë” që shqetësohen më shumë për qumështin e sojës sesa për të drejtat e punëtorëve.

Pas 16 viteve drejtim nga kancelarja Angela Merkel, Gjermania ka ndryshuar. Shumica kryesore është e gjelbër dhe Partia e Gjelbër është ajo më kryesorja. Kështu që klishetë “anti-të gjelbër” kanë avulluar dhe ofendojnë votuesit.

Megjithatë, Partia e Gjelbër është fokusuar tek fuqia. Asnjë nuk bën shaka mbi “mueslin” tani.

Burimi: BBC

Shqipëroi: tvklan.al