Një grua 36-vjeçare u rrah brutalisht pas një takimi me një burrë që takoi në internet dhe u braktis në rrugë pasi u tërhoq zvarrë nga një makinë.

Viktima, e cila nuk është identifikuar me emër shkoi në spital me lëndime të rënda në fytyrë pasi u godit vazhdimisht me grusht në Salford.

Policinë e Mançesterit nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, pavarësisht se ajo u ka dhënë atyre emrin dhe detajet e të dyshuarit, raporton Manchester Evening News.

Një shef i GMP-së tani ka kërkuar falje për vonesat në hetimin e rastit dhe tha se një oficer i lartë do të kontaktonte viktimën për të bërë një ankesë zyrtare.

Duke përshkruar se çfarë ndodh atë natë, gruaja u shpreh: Kaluam një mbrëmje të mirë, unë piva disa gota dhe më pas u larguam dhe u drejtuam drejt makinës së tij. Ai tha se nuk mund ta gjente, kemi ecur rreth 15 minuta duke e kërkuar dhe i thashë si ka mundësi që nuk e mban mend vendin ku ke parkuar makinën?

Kur e gjetën makinën, viktima thotë se pas një vozitje të shkurtër u bë agresiv dhe i tha të dilte.

“Ai ndaloi makinën dhe po përpiqej të më kapte nga këmbët. Më pas m’i kapi flokët. Dola nga makina dhe thashë: “Çfarë mendon se po bën?” Më pas më goditi disa herë në fytyrë. Më goditi përsëri kur isha në tokë. Më pas u largua me makinë”.

Ajo u braktis në orën 2:50 të mëngjesit dhe arriti të thërriste një mik për ndihmë.

Viktima tha: Më vjen turp. Nuk duhet të kisha hipur në makinën e një burri që unë nuk e njihja mirë.

Një javë pas sulmit, viktima thotë se autori i dyshuar i telefonoi asaj.

Ajo tha: Ai më pyeti nëse isha mirë dhe tha se veprimet e tij ishin për vetëmbrojtje. Unë thashë: “Çfarë? Më nxorre zvarrë nga makina në mes të natës.” Ai pretendoi se nuk kishte vënë kurrë dorë mbi askënd. Unë i thashë se do të përballet me policinë.

Viktima shkoi në shtëpinë e prindërve të saj në Yorkshire për t’u shëruar dhe për pasojë dha deklaratën e saj fillestare në policinë e Yorkshire të Jugut. Askush nuk bëri asnjë gjë për të dhe gruaja shprehet tepër e zhgënjyer nga policia. Pasi u bë mediatike, policia i kërkoi ndjesë gruas duke i thënë se do të marrin masa sa më parë këtë rast duke e quajtur atë si një ngjarje të tmerrshme. /tvklan.al