Një grua nga Argjentina e ka kaluar sëmundjen e rëndë vetëm falë organizmit

Një grua shërohet nga HIV pa medikamente, duke shënuar kështu rastin e dytë në botë. Sipas mediave ndërkombëtare, gruaja nga Argjentina ishte diagnostikuar me virusin HIV në vititn 2013. Sipas mjekëve që kanë studiuar rastin e saj të jashtëzakonshëm dhe studimin e kanë publikuar në revistën shkencore “Annals of Internal Medicine”, pacientja është ndjekur për 8 vjet, dhe ka marrë medikamente antiretrovirale vetëm gjatë shtatzënisë së saj në 2019-2020.

Menjëherë pas lindjes së fëmijës, i cili lindi i shëndetshëm dhe negativ ndaj virusit, ajo ndërpreu terapinë. Kontrollet e mëvonshme që ka kryer pacientja nuk kanë treguar më asnjë gjurmë të infeksionit në organizmin e saj dhe asnjë sëmundje që mund të lidhet me HIV.

Deri më sot në botë edhe dy pacient të tjerë janë shëruar nga HIV, të ashtuquajturit Pacienti i Berlinit dhe Pacienti i Londrës, por në të dy rastet është aplikuar transplanti i palcës dhe mjekimeve intensive.

Ndërsa rasti i fundit, që mjekët e kanë pagëzuar si Pacientja e Shpresës, është gjithçka mesa duket falë organzimit të saj, pa ndihmën e asnjë terapie.

Klan News