Çfarë do të bënit me 19,000 dollarë? Do të blinit një makinë apo shtëpi të re? Të paguani faturat e prapambetura? Një profesoreshë e universitetit të Baltimore në SHBA e përdori këtë shumë të konsiderueshme parash për të shpëtuar jetën e maces së saj. Ajo tha se çdo qindarkë ia vlejti për të shpëtuar jetën e kafshës së saj shtëpiake.

Kur macja filloi të mos ndihej mirë për shkak të problemit në veshka, Betsy Boyd nuk e mendoi dy herë që të jepte kaq shumë para për ta shëruar atë.

 “Macja më duket gati si njeri”,

shpjegon ajo.

“Është një mik i mirë dhe besoja se ky mik donte të jetonte, prandaj paguajta për operacionin”.

Një veshkë për një mace kushton rreth 20,000 dollarë.

Boyd tha se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë paguar për operacionin nga kursimet e tyre. Ata anuluan planet për të blerë një makinë të re.

Sipas

CBS Baltimore

, çifti më pas adoptoi edhe maçokun nga i cili u mor veshka.

Boyd tha se po shpenzon ende qindra dollarë për ilaçe dhe gjak për t’u siguruar që trupi i maces së saj të mos e refuzojë veshkën e re./

tvklan.al