Një aksident tragjik i ka marrë jetën një gruaje shqiptare në Itali mesditën e kësaj të marte. Ngjarja ndodhi në Vignola të Modena-s, ndërsa viktima është V. Caka, 47 vjeçe.

Gruaja jetonte në Marano dhe sipas hetimeve ajo po ecte me makinën tip “Ligier” drejt fshatit ku jetonte kur u përplas në një kthesë. Në të njëjtën drejtim me të po ecte një 42-vjeçar, makina e të cilit përplasi gruan.

Ajo u përplas edhe nga një makinë e tretë për shkak se përplasja e parë e kaloi në korsinë e kundërt. Pasojat ishin të rënda për 47-vjeçaren, e cila humbi jetën në vendngjarje.

Caka ishte e martuar dhe me 3 fëmijë. Ndërkohë autoritetet po vijojnë një hetim për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes./tvklan.al